Ushtria izraelite urdhëron evakuimin e 12 fshatrave në Libanin jugor

Ushtria izraelite u ka urdhëruar banorëve të evakuojnë shtëpitë e tyre në 12 fshatra dhe qytete në Libanin jugor.

Banorëve u është dhënë urdhër që të largohen të paktën një kilometër larg shtëpive të tyre.

IDF gjithashtu pretendon se ka goditur vende të lidhura me Hezbollahun në Libanin jugor, duke vrarë disa luftëtarë dhe duke synuar atë që e përshkroi si infrastrukturë ushtarake, shkruan Al Jazeera, transmeton Dukagjini.

Tutje thuhet se avionët luftarakë izraelitë goditën “disa ndërtesa” ndërsa luftëtarët e Hezbollahut “po vepronin brenda tyre”.

Sipas ushtrisë, afërsisht “25 objektiva të organizatës terroriste Hezbollah” u goditën në 24 orët e fundit, duke përfshirë një depo armësh dhe “infrastrukturë shtesë terroriste”.

Ushtria gjithashtu raportoi se ka kapur një “objektiv ajror të dyshimtë” dhe tha se Hezbollahu qëlloi raketa, dronë shpërthyes dhe mortaja, pa “viktima midis forcave tona”.

Ushtria izraelite vazhdon të godasë objektiva në Libanin jugor

 

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika