Ushtria izraelite vazhdon sulmet në Gaza, plagosen të paktën 10 persona

Trupat izraelite kanë qëlluar me një predhë mortaje përtej vijës së armëpushimit drejt një zone rezidenciale palestineze në Rripin e Gazës, në incidentin më të fundit që trondit armëpushimin e brishtë mes Izraelit dhe Hamasit. Autoritetet shëndetësore palestineze njoftuan se të paktën 10 persona janë plagosur, ndërsa ushtria izelite tha se po heton rastin.

Sipas ushtrisë, predha e mortajës u qëllua gjatë një operacioni në zonën e ashtuquajtur “Vija e Verdhë”, e përcaktuar në marrëveshjen e armëpushimit dhe që ndan pjesën më të madhe të Gazës nën kontroll izraelit nga pjesa tjetër e territorit, shkruan AP, transmeton Dukagjini.

Ushtria nuk sqaroi se çfarë po bënin trupat në atë zonë, as nëse kishin kaluar vijën e përcaktuar. Ajo deklaroi se mortaja kishte devijuar nga objektivi i synuar, pa specifikuar se cili ishte ai.

Fadel Naeem, drejtori i Spitalit Al-Ahli, tha se spitali kishte pranuar 10 të plagosur nga sulmi në pjesën qendrore të qytetit të Gazës, disa prej tyre në gjendje kritike.

Ky nuk është rasti i parë që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 10 tetor, kur zjarri izraelit ka shkaktuar viktima palestineze jashtë Vijës së Verdhë. Zyrtarët shëndetësorë palestinezë raportojnë se më shumë se 370 persona janë vrarë nga zjarri izraelit që nga fillimi i armëpushimit.

Izraeli ka deklaruar se ka hapur zjarr në përgjigje të shkeljeve nga Hamasi dhe se shumica e të vrarëve kanë qenë militantë të kësaj organizate. Megjithatë, një zyrtar i ushtrisë izraelite, duke folur në kushte anonimiteti sipas protokollit ushtarak, pranoi se ushtria është në dijeni të disa incidenteve ku janë vrarë civilë, përfshirë fëmijë të vegjël dhe një familje që udhëtonte me furgon.

Palestinezët thonë se në disa raste civilët janë vrarë pasi vija e demarkacionit nuk është e shënuar qartë. Trupat izraelite kanë nisur vendosjen e blloqeve të verdha për ta përcaktuar atë, por në disa zona këto shenja ende nuk janë vendosur.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika