Policia e Kosovës të mërkurën ka arrestuar një burrë në Fushë Kosovë për dhunë në familje.
Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas dhe e ka kërcënuar me një thikë kuzhine, njofton Dukagjini.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. I dyshuari kishte përdorë një thikë kuzhine si kërcenim ndaj viktimës. Viktima ka marrë tretman mjekësor pasi ishte e shqetësuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.