Vajza e ish-presidentit Trump viziton Muzeun “Shtëpia me Gjethe”, e shoqëron Rama

Vajza e ish-presidentit të ShBA-së, Donald Trump, Ivanka Trump bashkë me bashkëshortin e saj, Jared Kushner kanë zgjedhur të shohin nga afër muzeun “Shtëpia me Gjethe” ku u shoqëruan edhe nga kryeministri, Edi Rama

Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”, të mërkurën ka pasur vizitorë të veçantë.

Vajza e ish-presidentit të ShBA-së, Donald Trump, Ivanka Trump, bashkë me bashkëshortin e saj, Jared Kushner, kanë zgjedhur të shohin nga afër muzeun.

Ata u shoqëruan edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Sipas njoftimit, gjatë vizitës, çifti amerikan la një shënim në librin e përshtypjeve, ndërsa veçuan mikpritjen shqiptare, si një vlerë e veçantë.

“Ju falënderoj për mikpritjen kaq dashamirëse dhe që ndatë me ne, historinë e shtypjes së Shqipërisë për ta kuptuar më mirë transformimin e jashtëzakonshëm, dëshmitarë të të cilit jemi ne sot. Le të mësojë dhe populli im nga ky muze që këto tmerre të mos përsëriten më”, ka shkruar Kushner.

Ndërsa, Ivanka Trump u shpreh “Faleminderit. Gjithë të mirat për të dyja vendet tona Amerika & Shqipëria”.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika