Vala e 2 eurove false, bizneset po i refuzojnë edhe ato origjinale – BQK rekomandon shmangien e parave ‘kesh’

Banka Qendrore e Kosovës ka dalë me disa udhëzime pas shpeshtimit të rasteve të qarkullimit të parave të falsifikuara në tregun vendor

Banka Qendrore e Kosovës ka dalë me disa udhëzime pas shpeshtimit të rasteve të qarkullimit të parave të falsifikuara në tregun vendor.

BQK udhëzon bizneset që furnizimin me monedha ta bëjnë vetëm përmes bankave, monedhat e pranuara t’i verifikojnë para se të njëjtat t’i riqarkullojnë, të punojnë në vetëdijesimin dhe trajnimin e punonjësve dhe mënyrën e identifikimit të tyre.

“Për aq sa është e mundur, rekomandohet shmangia e përdorimit të parasë së gatshme dhe përdorimi i mjeteve elektronike të pagesave, por pa penguar dhe kufizuar te drejtën e secilit për të zgjedhur instrumentin ligjor te pagesës me rastin e kryerjes së pagesave”, thuhet në kumtesë.

BQK-ja vlerëson se të gjitha paratë origjinale në euro, pa përjashtim, janë mjet i vlefshëm pagese në Kosovë dhe se asnjë autoritet tjetër nuk mund të vendosë për ndalimin ose lejimin e asnjë instrumenti të ligjshëm të pagesave.

“BQK duke njohur rëndësinë që ka furnizimi i ekonomisë së Republikës së Kosovës me para të gatshme dhe nevojën të ruhet besueshmëria dhe integriteti i Euros në përdorimin e saj si mjet pagese, është duke u koordinuar në aspektin ndërinstitucional me organet përgjegjëse për t’i mbështetur në veprimet e tyre për kufizimin dhe parandalimin e këtij aktiviteti kundërligjor, duke ofruar të gjithë bashkëpunimin e nevojshëm dhe mbështetjen profesionale dhe teknike”, thotë Banka Qendrore.

Mes tjerash, BQK-ja ka treguar se si mund të dallohen monedhat e falsifikuara nga ato orgjinale.

“Monedhat e vërteta janë të dallueshme nga ato të falsifikuara dhe se ka disa mundësi që të identifikohen. Monedhat e falsifikuara përgjithësisht kanë veti të ndryshme magnetike nga ato të vërteta, si dhe në pamje kanë një kualitet të dobët të detajeve, zakonisht ngjyrë të ndryshme të rrethit dhe sipërfaqes brenda rrethit dhe mungesë të shkronjave në skaje. Prandaj, BQK udhëzon qytetarët dhe bizneset që për një verifikim më të lehtë të bazohen në manualin e publikuar në vijim https://bqk-kos.org/edu/materialet/monedhat-euro/?fbclid=IwAR22A8ZHIh5DCqO4Xgl8vXbzJklA67oTlOYmcfJ_ZMg0jUfF_pfnpXZ70CE.

BQK-ja udhëzon bizneset që furnizimin me monedha ta bëjnë vetëm përmes bankave, monedhat e pranuara t’i verifikojnë para se të njëjtat t’i riqarkullojnë, të punojnë në vetëdijesimin dhe trajnimin e punonjësve dhe mënyrën e identifikimit të tyre.

Tutje, BQK-ja rekomandon shmangien e përdorimit te parasë se gatshme dhe përdorimi i mjeteve elektronike të pagesave, por pa penguar dhe kufizuar te drejtën e secilit për të zgjedhur instrumentin ligjor te pagesës me rastin e kryerjes së pagesave.

“BQK do të vazhdojë të monitorojë, të udhëzojë publikun, të asistojë dhe të marrë masa për të ndihmuar në luftimin e këtij fenomeni, i shfaqur edhe ne vendet tjera dhe i cili kërkon përgjigje adekuate dhe efektive jo vetëm në nivel lokal”.

Sa i përket ankesave lidhur me këtë çështje, çdo pengesë eventuale që qytetarët apo bizneset mund të hasin nga institucionet financiare ato mund të adresohen në BQK, kurse nëse pengesat për qytetarët paraqiten nga bizneset, ata mund t’i adresojnë ankesat e tyre të institucionet përkatëse inspektuese (qendrore apo lokale), apo tek organet e zbatimit të ligjit.

“Na janë grumbulluar dy eurot”, qytetarët ankohen se askush s’po i pranon ato

Ndryshe, në një situatë të vështirë ekonomike, qytetarët e Kosovës po ballafaqohen me një çështje të re që ka të bëjë me vlerën e parave. Shumë qytetarë kanë rënë viktimë e monedhës dy euro së fundmi, pasi një sasi e madhe e saj është e falsifikuar.

Agjencia e Forenzikës ka siguruar për portalin Dukagjini statistika shqetësuese, duke treguar se numri i parave të falsifikuara është në rritje, e kështu duke lënë qytetarët në një situatë pa përgjigje.

Vetëm për 11 muaj të këtij vitit shifrat zyrtare tregojnë se 219 mijë e 553 euro janë falsifikuar në tregun e Kosovës.

Ndër këto, shqetësuese është fakti se rreth 80 mijë euro janë vetëm nga monedha 2 euro, krahasuar me vitin e kaluar që ishte vetëm mbi 16 mijë euro.

Qytetarët janë të shqetësuar edhe nga ndryshimi i papritur që bizneset dhe disa kompani autobusësh kanë nisur ta refuzojnë këtë monedhë, duke e bërë të pamundur përdorimin e saj për blerje apo shërbime.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika