Vashat e Kosovës pësojnë humbje të thellë nga Uellsi

Kombëtarja e Kosovës në futboll në konkurrencën e femrave, e ka pësuar humbjen e dytë në kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit 2025.

Të martën, “Dardanet” u mposhtën nga Uellsi me rezultat të thellë 6:0.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajziti” në Podujevë.

Uellsianet shënuan dy gola në pjesën e parë, kurse katër të tjerë në të dytën. Kosova në këtë ndeshje nuk ia doli që të krijojë raste shënimi, përballë një kundërshtari mjaftë të vështirë. Rachel Rowe realizoi golin e parë në minutë e 30-të.

Në fund të pjesës së parë mysafiret shënuan edhe golin e dytë me Kayleigh Green. Rowe u përkujdes për golin e tretë në minutën e 60-të, për të cilën ishte goli i dytë në këtë ndeshje.

Kurse Ffion Morgan realizoi golin e katërtë në minutën e 62-të. Dy golat e fundit, të pestin dhe të gjashtin për Uellsin i realizoi Elise Anna Hughes në minutat 85 dhe 93.

Kosova renditet e fundit në Grupin e katërt kualifikuese të Ligës B. Ka dy humbje në po aq ndeshje. Në duelin e parë kishte pësuar disftatë nga Ukraina 2:0.

Pjesë e grupit është edhe Kroaci. Pas dy ndeshjeve Kosova nuk e ka shënuar asnjë gol, kurse ka pranuar tetë gola.

Në fund të këtij rrethi, tri pozitat e para kalojnë në “play-off”, derisa vendi i fundit bie në Ligën C, për ciklin e ardhshëm kualifikues.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika