Vazhdimi i sulmeve ajrore ruse po sjell shumë civilë të vdekur në Ukrainë

Sulmet ajrore ruse në Ukrainë, gjatë ditëve të fundit, kanë rritur numrin e civilëve të vdekur ukrainas

Fotoilustrim. Foto: Lieber Institute West Point





Numri i civilëve të vdekur në Ukrainë po shtohet, gjersa sulmet me raketa ruse janë duke vazhduar të godasin pikat kryesore të vijës së parë të frontit në Ukrainë.

Zyra presidenciale e Ukrainës ka thënë se gjatë këtyre sulmeve, rusët kanë bombarduar shtatë rajone të Ukrainës, gjatë 24 orëve të fundit, duke vrarë të paktën pesë civilë dhe duke plagosur nëntë të tjerë.

Ndërsa në rajonin lindor të Donetskut, ku luftimet janë duke vazhduar, janë granatuar tetë qytete dhe fshatra.

Në fillim të këtij tetori, Rusia ka intensifikuar sulmet me raketa dhe dron në termocentralet e Ukrainës, duke dëmtuar 40 për qind të sistemit elektrik të Ukrainës. Për këtë çështje, kryetari i bashkisë së Kievit ka thënë se sistemi energjetik i kryeqytetit ukrainas ishte duke funksionuar në “modalitet emergjence”, raporton “euronews”.

Guvernatori i Donetskut, Pavlo Kyrylenko, ka theksuar se në zonat që Ukraina i ka rimarrë, banorët ende po marrin trupat e civilëve të vrarë. “Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në tre qytete dhe fshatra të deokupuara, gjetëm trupa të braktisur të civilëve ukrainas”, u shpreh ai.

Më tej, të dielën e 30 tetorit, ministri i Brendshëm i Ukrainës, Denys Monastyrskiy, tha se forcat ruse ishin duke minuar territoret që lanë pas dy herë më dendur se në muajt e parë të luftës.





Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika