Vazhdojnë tensionet në veri, sulmohen KFOR dhe mediat në Leposaviq

Ndonëse për pak kohë ishte qetësuar situata, e njëjta tashmë sërish ka nisur të tensionohet në Leposaviq.

Gazetarja e RTV Dukagjinit, Anduena Bajqinovci, e cila teksa ishte duke raportuar direkt në emisionin “Debat Plus”, i është afruar një qytetar serb i maskuar.

Sipas gazetares, qytetarët serbë gjatë gjithë ditës kanë pirë pije alkoolike.

“Deri më pak më parë ka qenë qetë por tashmë kanë filluar tensionet”, ka thënë ajo.

Siç thotë ajo, protestuesit nuk  po ndalen duke hedhur vezë në drejtim të gazetarëve.

Po ashtu, gazetarja ka njoftuar se po vazhdon të jetë i blinduar objekti komunal i komunës së Leposaviqit aty ku po qëndron kordoni i KFOR-it.

Protestuesit po vazhdojnë të ofendojnë në drejtim të KFOR-it, ata kanë hedhur edhe pelena dhe çorape në drejtim të KFOR-it duke i dhënë mesazh që t’ua dërgojnë kryetarit të komunës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika