Vazhdon dita e dytë e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Dita e dytë e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë vazhdon edhe këtë të martë me pjesëmarrje të gjerë, për të adresuar sfidat dhe mundësitë në ndërtimin e një mjedisi të sigurt dhe të drejtë për gratë në shoqëri

Pamje nga dita e parë e Forumit, foto Zyra e Presidencës, 15 prill 2024.

Nën udhëheqjen e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të martë zhvillohet dita e dytë e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Presidentja Osmani do të marrë pjesë në panelin e diskutimeve për të rinjtë, brenda kontekstit të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Në këtë event, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, gjithashtu do të mbajë një fjalim.

Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë mbledh pjesëmarrës nga 40 shtete

Osmani dhe zëvendësdrejtoresha e Zyrës së Sekretarit të Shtetit për Çështjet Globale të Grave, Katrina Fotovat, kanë nënshkruar memorandum të mirëkuptimit për Qendrën e Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë.

Në ditën e parë të këtij forumit, një videomesazh të veçantë erdhi nga Hillary Clinton, ish-sekretarja e Shtetit të SHBA-së.

Clinton ka vlerësuar rrugëtimin e Kosovës ndër vite për sa i përket barazisë gjinore, veçanërisht përfaqësimit dy herë nga presidentet gra.

Clinton mbështet progresin e arritur në Kosovë

Organizimin e këtij forumi, Clinton e ka cilësuar si vendosmëri për forcim të grave.

Gjithashtu, në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, presidentja e Republikës së Sllovenisë, Natashaa Pirc Musar, ka theksuar se duhet të ketë ndëshkueshmëri për dhunën seksuale, dhe se shteti i saj dënon fuqishëm të gjitha llojet e dhunës.

Presidentja sllovene: Të punohet për ndëshkimin e kryesve të dhunës seksuale

Në listën e personaliteteve të tjera që marrin pjesë në këtë forum përfshihen Presidentja e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar; Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj; kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla; dhe kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Për këtë ngjarje, policia ka njoftuar se nga 14 e deri më 17 prill do të ketë bllokime të përkohshme apo riorientim në disa segmente rrugore.

Policia e Kosovës, gjatë kësaj kohe do të kujdeset për ofrimin e sigurisë, mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike dhe menaxhimin e trafikut gjatë kohës së lëvizjes së personaliteteve, si dhe qëndrimit të tyre në Republikën e Kosovës.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika