Vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Seanca ndaj Hashim Thaçit,Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit po pritet të zhvillohet me fillim nga ora 9:00

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalin përsëri sot (e enjte) para trupit gjykues në Gjykatën Speciale, ku do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj tyre.

Seanca ndaj tyre pritet të zhvillohet me fillim nga ora 9:00.

Të mërkurën dëshmoi dëshmitari i 22-të deri tani, Frederick Abrahams nga OJQ-ja ndërkombëtare “Human Rights Watch”.

Dëshmia e këtij dëshmitari do të vazhdojë edhe seancën e sotme.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Aktakuza fillestare kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe ka pësuar disa ndryshime në vitet që kanë pasuar. Aktakuza aktualisht në fuqi u dorëzua më 27 shkurt 2023.

Secili prej të akuzuarve është akuzuar mbi bazën e përgjegjësisë penale individuale me gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit: përndjekje, burgim, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave.

Të gjithë nga ta i kanë mohuar akuzat.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika