Vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, dëshmon vëllai i saj

Sot, e hënë, mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

Gjatë seancës pritet të dëshmojë vëllai i së ndjerës, Leonard Ademaj.

Në prag të seancës, është bërë publik raporti i Institutit të Psikiatrisë Forenzike, i cili konstaton se i akuzuari kryesor, Naim Murseli, është plotësisht i përgjegjshëm dhe i llogaritshëm për veprimet e tij.

Sipas ekspertizës, ai nuk vuan nga ndonjë çrregullim apo sëmundje mendore që do të ndikonte në aftësinë e tij për të kuptuar apo kontrolluar sjelljen në momentin kur dyshohet se e ka organizuar vrasjen e bashkëshortes së tij.

Ekspertët kanë theksuar se sjellja e Murselit para, gjatë dhe pas ngjarjes tregon qartë se ai është në gjendje të përballet me procesin gjyqësor dhe të kuptojë akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Në seancat paraprake, Murseli ka deklaruar pafajësinë e tij për vrasjen e bashkëshortes, ndërsa Prokuroria e akuzon për organizimin e krimit me motive hakmarrjeje dhe përfitimi financiar nga një sigurim jetësor në Suedi, në vlerë prej 260 mijë euro.

Sipas aktakuzës, ai kishte planifikuar vrasjen në bashkëpunim me Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën, të cilëve u kishte premtuar 30 mijë euro për kryerjen e veprës.

Liridona Ademaj u vra mbrëmjen e 29 nëntorit 2023 në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Fillimisht ishte raportuar si grabitje, por më vonë Prokuroria konfirmoi se bëhej fjalë për një inskenim të qëllimshëm.

Seanca e sotme pritet të vazhdojë me shqyrtimin e mëtejshëm të provave dhe dëshmive ndaj të akuzuarve.

Shija e redaktorit

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Fitore e jashtëzakonshme me nokaut nga Usyk, e rrëzon Duboisin...

Oleksandr Usyk është shpallur kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.  Raundin e parë Usyk e...

Të fundit nga rubrika