Vazhdon “lufta” e Policisë dhe Doganës së Kosovës kundër kontrabandës

Nëpërmjet një postimi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur për një aksion kundër kontrabandës. Ku njësitet kontrabandës nga Dogana e Kosovës dhe Njësitet relevante nga Policia e Kosovës sot kanë zhvilluar aksion të përbashkët në Leshak të Komunës së Leposaviqit

Mallrat e konfiskuara nga njësitet kontrabandës nga Dogana e Kosovës dhe Njësitet relevante nga Policia e Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nëpërmjet një njoftimi në ka bërë të ditur se njësitet kontrabandës nga Dogana e Kosovës dhe Njësitet relevante nga Policia e Kosovës sot kanë zhvilluar aksion të përbashkët në Leshak të Komunës së Leposaviqit.

Me këtë rast, nga ky aksion, në një lokal afarist njësitet kanë konfiskuar si mallra të kontrabanduara 93 kartela grafike, 8 pajisje Antiminer, 17 pllaka elektronike që shërbejnë për prodhimin e kriptovalutave si dhe 280 litra pije alkoolike dhe 96 litra pije joalkoolike.

Sipas Sveçlës gjatë zhvillimi të këtij aktiviteti është hasur edhe një automjet i dyshuar të cilit i janë konfiskuar produkte ushqimore që po i kontrabandonte nga Serbia.

Mallrat e konfiskuara nga njësitet kontrabandës nga Dogana e Kosovës dhe Njësitet relevante nga Policia e Kosovës

Gjithashtu ai ka falënderuar Doganën dhe Policinë e Kosovës për suksesin e treguar në këtë aksion.

“Falënderoj Doganën dhe Policinë e Kosovës për suksesin e sotëm por edhe për vendosmërinë e tyre për të luftuar çdo fenomen që cënon rendin dhe ligjet e Republikës së Kosovës”, ka thënë Sveçla.

Mallrat e konfiskuara nga njësitet kontrabandës nga Dogana e Kosovës dhe Njësitet relevante nga Policia e Kosovës
Mallrat e konfiskuara nga njësitet kontrabandës nga Dogana e Kosovës dhe Njësitet relevante nga Policia e Kosovës

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika