Vazhdon numërimi i votave me postë, kryeson bindshëm VV-ja

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve të qytetarëve që kanë votuar jashtë Kosovës, përmes postës.

Që nga fillimi i procesit, të shtunën më 3 janar në orën 16:00, dhe deri të hënën më 5 janar në orën 10:00, janë numëruar 68 nga 92 kutitë e votimit, të cilat përmbajnë pakot me fletëvotime të sjella në Kosovë.

Nga këto vota, shumicën dërrmuese e ka siguruar Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas rezultateve të deritanishme të votave me postë, Vetëvendosje ka marrë 72.39 për qind të votave, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 10.57 për qind, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës renditet e treta me 8.24 për qind.

Ndërkohë, në rezultatet e përmbledhura të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku përfshihen të gjitha votat e numëruara deri tani, Vetëvendosje kryeson me 50.50 për qind pas numërimit të rreth 96 për qind të votave.

PDK-ja renditet e dyta me 20.49 për qind, ndërsa LDK-ja e treta me 13.37 për qind.

Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar rekord historik si për nga përqindja ashtu edhe për nga numri i votave, duke arritur rreth 462 mijë vota në total. Rekord ka vendosur edhe lideri i kësaj partie, Albin Kurti, i cili ka marrë mbi 380 mijë vota.

Bazuar në rezultatet aktuale, Lëvizja Vetëvendosje pritet të sigurojë 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Numërohen mbi 73% e votave më postë

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika