Vazhdon propagandimi i zyrës serbe për “Kosovë dhe Metohi”, arrestimin e serbit për krime lufte e quan përndjekje të serbëve në Kosovë

Prokuroria Speciale

E ashtuquajtura “Zyra për Kosovë dhe Metohi” në qeverinë e Beogradit ka propaganduar ndaj arrestimit të A.D., një serb nga zona e Prizrenit, duke e cilësuar atë si “përndjekje politike” ndaj serbëve në Kosovë.

Megjithatë, reagimi i Beogradit vjen kur autoritetet e drejtësisë në Kosovë po trajtojnë raste të ndjeshme që lidhen me krimet e luftës.

Sipas njoftimit zyrtar, A.D. është arrestuar nga hetuesit e krimeve të luftës me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), nën dyshimin për përfshirje në “krime lufte kundër popullsisë civile” në zonën e Kaçanikut.

E ashtuquajtura Zyra serbe për Kosovë ka zgjedhur të sulmojë institucionet e Kosovës, duke pretenduar se arrestimet janë të pabazuara dhe të motivuara politikisht.

Në deklaratë, madje akuzohet edhe kryeministri Albin Kurti për përdorimin e arrestimeve si “mekanizëm hakmarrjeje” ndaj serbëve.

Megjithatë, këto pretendime shpesh konsiderohen si pjesë e një narrative të vazhdueshme politike nga Beogradi, e cila synon të delegjitimojë proceset gjyqësore në Kosovë, sidomos kur ato lidhen me krimet e luftës.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika