Vdekja e 65-vjeçarit në Mitrovicë, dyshohet se u godit me mjet të fortë

Të martën, një 65-vjeçar dyshohet se është vrarë brenda objektit të shoqatës së të verbërve dhe shurdhmemecëve në Mitrovicë. Për këtë raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës thotë se viktima dyshohet se është goditur me mjet të fortë

Ilustrim

“Raportohet se në brendi të lokalit të shoqatës të verbërve dhe shurdhmemecëve është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Dyshohet që viktima është goditur me një mjet të fortë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”.

Kështu thotë raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës për rastin e 65-vjeçarit që dyshohet të jetë vrarë në Mitrovicë, të martën.

Sipas raportit, dyshohet se viktima është goditur me një mjet të fortë.

Ndërkaq, të martën, lajmin për Portalin Dukagjini e kishte konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti.

Ai kishte thënë se kanë nisur hetimet për veprën penale të vrasjes.

“Vrasje / Sot, rreth orës 14:35, është raportuar se brenda objektit të Shoqatës së të  Shurdhërve në rrugën ‘Avni Shabani’ në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima N. G., 65-vjeçar. Bazuar në hetimet fillestare në vendin e ngjarjes si dhe ekzaminimet e kryera, me urdhër të prokurorit, hetimet për rastin kanë nisur në drejtim të veprës penale vrasje. Ndërsa, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit, në drejtim të zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale ‘vrasje’”, kishte thënë Zahiti.

Gjendet një 65-vjeçar pa shenje jete brenda objektit të Shoqatës së të Shurdhërve, dyshohet të jetë vrarë

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika