Vdekja e dy të moshuarve në Gjirokastër, vijojnë hetimet

Policia e Gjirokastrës po heton vdekjen e dy të moshuarve qè u gjetën të pajetë në banesën e tyre, me shenja dhune

Foto: VoA

Policia e Gjirokastrës po heton vdekjen e dy të moshuarve Kleoniqi Ilia, 88 vjeç dhe Kosta Ilia, 84 vjeç të cilët u gjetën të pajetë të enjten në banesën e tyre në fshatin Bodrishtë të Dropullit, me shenja dhune.

Policia tha se dyshohet se shenjat e dhunës janë shkaktuar në trupin e dy viktimave nga mjete të forta rrethanore.

Burime nga grupi hetimor pohuan se po hetohet si njëra nga pistat e krimit konflikti mes dy të moshuarve, që mund të ketë çuar në humbjen e jetës së tyre, ndërsa një pistë tjetër është edhe vrasja nga persona të tjerë.

Policia e Gjirokastrës shoqëroi gjatë ditës tre banorë të fshatit Bodrishtë dhe një bari në këtë zonë, në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për krimin.

Policia tha se nga hetimet paraprake në vendin e ngjarjes, nuk janë gjetur thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk ka pasur lëvizje të orendive.

Ngjarja u zbulua nga fqinjët e dy të moshuarve të cilët morën një telefonatë nga Greqia të motrës së Kleoniqit, e cila tha se nuk kishte mundur të komunikonte prej mbrëmjes së një dite më parë.

Sipas dëshmive të fqinjëve mëngjesin e së enjtes ata i kanë gjetur dy të moshuarit të pajetë, Kostën, në pragun e shtëpisë me plagë në kokë, ndërsa në dhomën e gjumit është gjetur Kleoniqi, me shenja dhune në trup.

Sipas banorëve të moshuarit nuk kishin fëmijë dhe jetonin prej vitesh në Bodrishtë, rreth 30 km larg nga Gjirokastra, afër kufirit me Greqinë.

Shumë zona në Jug të Shqipërisë banohen vetëm nga të moshuar, pasi fëmijët e tyre kanë emigruar jashtë vendit dhe krimi i rëndë ka ngjallur reagime të forta në opinion. /VoA

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika