Vdekja e skulptorit Luan Mulliqi, Kurti: Artisti nuk shuhet, sepse vepra e tij jeton

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti për vdekjen e skulptorit, Luan Mulliqi ka thënë se artisti nuk shuhet sepse vepra e tij jeton

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me vdekjen e skulptorit Luan Mulliqi, duke thënë se artisti nuk shuhet sepse vepra e tij jeton.

“Artisti nuk shuhet, sepse vepra e tij jeton”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se si veprat e tij, edhe emri i tij “jehon gjithandej”, duke shtuar se janë pafund vendet të cilat ka ekspozuar e ku veprat e tij janë të koleksionuara.

“Një artist me shije të hollë e me dije të gjerë nga sot nuk është më në mesin tonë. Mungesën do t’ia ndjejmë përherë më shumë, por Luanin do ta shohim në qytet nëpërmjet punës së tij”, ka shkruar Kurti.

Kreu i ekzekutivit u ka shprehur ngushëllime  familjes, miqëve, kolegëve e studentëve të tij.

Lidhur me vdekjen e skulptorit ka reaguar dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca duke thënë se Mulliqi do të jetojë i paharruar në kujtesën tonë.

Lexo dhe: Konjufca për vdekjen e skulptorit Luan Mulliqi: Ai do të jetojë i paharruar në kujtesën tonë

“Puna e tij e jashtëzakonshme do ta shënojë përgjithnjë hapësirën publike me monumente e skulptura të nënshkruara me prurjen e rrallë artistike”, ka shkruar Konjufca.

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (AShAK) ka njoftur se të shtunën ka vdekur skulptori Luan Mulliqi.

Mulliqi ka qenë sekretar shkencor i Akademisë së Shkencave dhe i Arteve të Kosovës.

Lexo dhe: Vdes skulptori Luan Mulliqi

Me këtë rast, AShAK ka njoftuar se më 23 tetor ora 11:00 në mjediset e saj do të mbahet mbledhja komemorative, ndërsa në ora 11:30 fillojnë homazhet për të ndjerin, ndërsa funerali niset nga ASHAK-u në ora 13:00 dhe varrimi do të bëhet në varrezat e qytetit të Gjakovës në orën 16:00.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika