“Vdekje të shumta” pas rrëzimit të dy avionëve mbi aeroportin e Kalifornisë

Dy avionë janë përplasur të enjten e 18 gushtit derisa po përpiqeshin të uleshin në një aeroport në Kaliforni. Deri më tani janë raportuar vetëm për dy vdekje, por qyteti i Watsonville ka postuar një deklaratë për aksidentin në mediat sociale dhe kanë thënë se "ne kemi raporte për vdekje të shumta"

Ilustrim

Të paktën dy persona kanë humbur jetën kur dy avionë janë përplasur teksa po përpiqeshin të uleshin në një aeroport në Kaliforni.

Avionët, një Cessna 340 me dy motorë dhe një Cessna 152 me një motor, janë përplasur me njëri-tjetrin pak para orës 15:00 të së enjtes së 18 gushtit mbi aeroportin komunal Watsonville.

Zyrtarët kanë thënë se janë raportuar “vdekje të shumta”, por nuk ka qenë menjëherë e qartë nëse dikush ka mbijetuar.

Ndërsa, në tokë askush nuk është lënduar nga aksidenti i ndodhur në hapësirë mes dy avionëve.

Pamjet nga vendi i ngjarjes kanë treguar rrënojat e avionit dhe shërbimet e urgjencës, përfshirë zjarrfikësit në vendngjarje.

Qyteti i Watsonville, në kontenë Santa Cruz dhe rreth 100 milje nga San Francisko, ka postuar një deklaratë për aksidentin në mediat sociale.

“Shumë agjenci iu përgjigjën Aeroportit Komunal Watsonville, pasi dy avionë që tentonin të uleshin u përplasën”.

“Ne kemi raporte për vdekje të shumta”, kanë shkruar në Twitter.

Ndërsa, sipas Franky Herrera, i cili ka qenë duke kaluar me makinë pranë aeroportit në momentin e përplasjes, aeroplani është përplasur rreth 200 metra në ajër.

“Aeroplani më i vogël sapo u rrëzua dhe u rrëzua këtu,” ka thënë ai, duke treguar rrënojat e avionit pranë skajit të fushës ajrore.

Ai ka shtuar se avioni me dy motorë ka vazhduar të fluturonte, por “ai kishte vështirësi” dhe më pas janë parë flakët në anën tjetër të aeroportit, raporton Sky News.

Ilustrim

Ndërkaq imazhet kanë treguar një hangar të dëmtuar me rrënojat e një avioni.

Ndryshe, aeroporti në pronësi të qytetit nuk ka një kullë kontrolli për të drejtuar uljen dhe ngritjen e avionëve.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika