Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe një nga figurat më të rëndësishme të politikës shqiptare të pas viteve ’90, Fatos Nano, është ndarë nga jeta sot në moshën 73-vjeçare.
Fatos Nano kishte pasur probleme shëndetësore prej vitesh, ndërsa më herët ishte shtruar disa herë në spital për sëmundje të mushkërive dhe të zemrës.
Nano ishte një ndër themeluesit e Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe e udhëhoqi atë nga viti 1992 deri në vitin 2005.
Ai shërbeu disa herë si kryeministër i vendit, duke lënë gjurmë në tranzicionin politik të Shqipërisë pas rrëzimit të komunizmit.
