Vdes një person në Zubin Potok pasi rrokulliset me traktor

Një person ka humbur jetën në Zubin-Potok të dielën mbrëma.

Sipas raportit të Policisë, ai dyshohet se është rrokullisur me traktor.

Vdekja e viktimës është konfirmuar në vendin e ngjarjes nga mjeku kujdestar.

“Zubin Potok 14.09.2025, 20:29. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke vozitur traktorin është rrokullisur, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante si dhe emergjenca ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh.

Të fundit nga rubrika