Vdes një zyrtar policor, dyshohet se pësoi sulm në zemër para një aksidenti në Prishtinë

Një aksident komunikacioni është regjistruar në mëngjesin e së hënës në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë, ku një zyrtar policor ka humbur jetën, ndërsa Policia ka bërë të ditur se vdekja e tij dyshohet të ketë ndodhur para aksidentit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar se rasti është raportuar rreth orës 06:30 dhe se në aksident ka qenë e përfshirë një veturë.

Sipas tij, ekipet policore dhe emergjente kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Pllana ka theksuar se, bazuar në dyshimet e para, zyrtari policor ka ndërruar jetë para se të ndodhte aksidenti i komunikacionit, si pasojë e një sulmi në zemër.

“Sot rreth orës 06:30 në rrugën Zagrebi në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka qenë e përfshirë një veturë. Njësitet policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga këta të fundit është konstatuar vdekja e viktimës (zyrtar policor), që dyshohet të ketë ndodhë para aksidentit. Me rastin është duke u marrë Njësia Rajonale e Trafikut, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar shkaqet e sakta të aksidentit”, ka njoftuar Pllana.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika