Vdes regjisorja e njohur Vjosa Berisha

Më datën 23 qershor, e enjte, ka vdekur regjisorja Vjosa Berisha. Me pikëllim të thellë lajmin e ka njoftuar bashkëshorti i saj

Vjosa Berisha

Producentja e njohur Vjosa Berisha prej disa muajsh po përballej me sëmundjen e kancerit.

Gjatë përballjes së saj me kancerin ajo është munduar që vazhdimisht t’u japë këshilla të tjerëve të prekur me kancer.

Më datën 23 qershor, e enjte, regjisorja ka ndërruar jetë në moshë 50-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, Fatos Berisha përmes një postimi të bërë në Instagram.

“Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot me datë 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër. Datën dhe vendin e varrimit do ta bëjmë të ditur më vonë.

Familjet Berisha dhe Istrefi” ka shkruar Berisha.

Berisha ka pasur mbi 20 vjet përvojë në marrëdhëniet me publikun, median dhe industrinë e filmit, ajo prodhoi dy filma artistikë. Filmi i saj i parë artistik si producente ishte – “The Flying Circus” (2019) me skenaristin dhe regjisorin Fatos Berisha si dhe filmin artistik maqedonas “The Happiness Effect” (2019) me regjisorin Borjan Zafirovski.

Ajo ishte, gjithashtu, bashkëthemeluese dhe ka menaxhuar Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë – PriFest që nga fillimi, duke marrë rolin e Drejtorit të Festivalit për 11 vjet.

Gjithashtu, Vjosa ishte edhe anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit që nga viti 2013.

Njoftimi për vdekjen e Vjosa Berishës

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika