Vendet mosnjohëse, shpresë dhe skepticizëm për ndryshim qëndrimesh

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka thënë se zbatimi i plotë i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë hap rrugën që pavarësia e Kosovës të njihet nga pesë vendet e BE-së. Në Kosovë njohësit e politikës së jashtme janë të ndarë rreth maksimumit që mund të sjellë marrëveshja bazë. Ekzistojnë vlerësime se ky dakordim do siguron njohje, por edhe qëndrime se pritet të ketë vetëm përmirësim marrëdhëniesh

Foto ilustruese

Të shtyrë nga bashkësia ndërkombëtare, Kosova dhe Serbia finalizuan dakordimin për marrëveshjen bazë të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet tyre.

E, SHBA-ja si aleati kryesor i Kosovës është e bindur se përmbajtja e marrëveshjes i hapë rrugë njohjes së pavarësisë së Kosovës nga pesë vendet e BE-së.

Këtë bindje e ka shfaqur para senatit amerikan sekretari i Shtetit, Antony Blinken.

“Sigurisht është një çështje që vazhdojmë ta ngremë, por unë mendoj gjithashtu se kjo marrëveshje, nëse ecën përpara në fakt na vendos në një rrugë drejt njohjes nga këto vende”, ka thënë ai.

Mirëpo, ligjëruesi në Universitetin e Dublinit, Gëzim Visoka nuk pret njohje nga këto vende, por vetëm përmirësim të raporteve.

Visoka që është njohës i politikës së jashtme, thotë se i vetmi zhvillim që do ta ndryshonte tërësisht pozicionin e tyre do të ishte njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nëse marrëveshja dhe aneksi i zbatimit shkon në drejtim të duhur të zbatimit, atëherë mund të shohim relaksim të raporteve, ndoshta mund të shohim edhe vota afirmative për anëtarësim në Këshill të Evropës ose lëvizje tutje të aplikacionit të Kosovës për statusin kandidat në BE, ndoshta edhe për programin për Partneritet për Paqe të NATO-s”, ka deklaruar Vioska.

Kusht kryesor i këtyre vendeve, sipas Visokës, është një marrëveshje ligjërisht e obligueshme mes Kosovës dhe Serbisë, e miratuar nga OKB-ja.

“Nuk janë të gjitha me një qëndrim të njëjtë, por të paktën Spanja dhe Qiproja janë shumë më radikale dhe kanë një prag shumë të lartë sa i përket asaj se çka do të ndodhë mes Kosovës dhe Serbisë për t’i shtyrë këto vende të ndryshojnë qëndrime. Ndërsa Greqia dhe Sllovakia duke qenë pak më fleksibile dhe në këtë kontekst, unë çka mund të pres është të kemi një përafrim ose intensifikim të kontakteve diplomatike”, ka thënë tutje ai.

Procesin drejt njohjes nga pesë vendet evropiane e vlerëson të gjatë profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi.

Në këtë momentum të ri, ai kërkon nga Kosova që bashkë me BE-në të ketë qasje më aktive te shtetet mosnjohëse.

“Mendoj që do të ketë lëvizje nga disa shtete, jo nga të gjitha vendet mosnjohëse por sidoqoftë mendoj që ato do të presin derisa të zbatohet marrëveshja sepse afati që është shkruar në aneks është diku 5 muaj që të plotësohet tërësisht e gjithë marrëveshja. Besoj që pas pesë muajve mund të ketë lëvizje edhe nëse Serbia nuk njeh ligjërisht Kosovën”, ka thënë Arifi.

Neni 5 i marrëveshjes thekson se asnjëra palë nuk do të bllokojë, apo inkurajojë tjerët të bllokojnë, përparimin e palës tjetër në rrugën drejt BE-së bazuar në meritat e veta.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika