Vendimi i MAShTI-t për subvencionimin e teksteve shkollore, drejtoritë e arsimit në rajonin e Gjilanit me qëndrime të ndryshme

FOTO ILUSTRUESE

Fillimi i shtatorit të këtij viti i rikthen shumë nxënës nëpër banka shkollore dhe si rrjedhojë Ministria e Arsimit ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë vit do ta bëjë subvencionimin direkt të prindërve për blerjen e teksteve shkollore.

Vendimin e MAShTI-t për subvencionimin e librave, drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Viti, Arta Ajeti e konsideron paska të vonshëm, sepse sipas saj, ky proces është dashur të fillojë qysh nga muaji qershor-korrik.

“Ky proces ka qenë dashur të fillojë që nga muaji qershor-korrik dhe kështu prindërit, nxënësit do të kenë kohë për përfundimin e procedurave në sistem”, ka thënë Ajeti për Telegrafin.

Sipas saj, edhe hapja e sistemit E-Kosova në këtë periudhë kohore është e vonshme, teksa ka theksuar se shtatori do “t’i gjejë” të gjithë nxënësit pa tekste shkollore.

“Prandaj, hapja e sistemit E-Kosova në këtë periudhë kohore mendoj se është e vonshme, pasi që është e vështirë që shtatori i vitit të ri shkollorë 2023-24 do t’i gjej të gjithë nxënësit të furnizuar me tekste shkollore dhe të përgatitur për të filluar mësimin”, ka theksuar drejtoresha Ajeti.

Në krahasim me vitin e kaluar, Ajeti thotë se mbi 90% e nxënësve janë furnizuar me tekste shkollore, sepse sipas saj, Drejtoria e Arsimit në këtë komunë ka ndihmuar shumë prindër lidhur me këtë proces.

“Pavarësisht sfidave që kanë qenë vitin e kaluar lidhur me aplikimin në sistem-hapjen e llogarive përmes E-Kosova, ku ne si DKA përmes zyrtarëve kemi ndihmuar shumë prind lidhur me këtë proces, dhe kështu mbi 90% e nxënësve janë furnizuar me tekste shkollore”, ka thënë tutje Ajeti.

Ajeti tutje potencon se këtë vit mund të jetë më i lehtë procesi i aplikimit.

“Tani, këtë vit po besojmë që është paksa më e lehtë, pasi që shumica e prindërve kanë të hapur llogaritë në E-Kosova dhe janë të njohur me procedurat”, ka potencuar ajo.

Ndërsa, drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Kamenicës, Afrim Dervishi, vendimin e MAShTI-t, nuk e konsideron të vonshëm, sepse sipas tij, ka kohë të mjaftueshme për blerjen e teksteve shkollore.

“Jo, nuk është vonë procesi i aplikimit të prindërve dhe blerja e teksteve shkollore, sepse ka kohë të mjaftueshme. Janë dy javë deri në fillimin e vitit shkollor. Nëse brenda një jave kryhet procesi i aplikimit dhe transferi i parave në llogari të prindit, mbetet mjaftë kohë për t’i blerë ato”, ka thënë Dervishi për Telegrafin.

Tutje, Dervishi thotë se subvencionimi i prindërve me mjete shkollore është proces pozitiv te fëmijët.

“Prindi ka detyrë të sigurohet për nivelin e furnizimit të fëmiut të tij me tekste dhe materiale të tjera mësimore. Prandaj, subvencionimi i prindërve dhe angazhimi i tyre me pajisje, tekste shkollore dhe të tjera për fëmijët është proces pozitiv”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, në vendimin e Ministrisë së Arsimit thuhet se këtë vit nxënësit nga klasa e parë deri në atë të pestë do të subvencionohen me nga 80 euro, ndërsa për nxënësit nga klasa 6-9, subvencionimi do të jetë 110 euro./Telegrafi

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika