Vendimi i pjesshëm i MASHT-it, mbyll shkollat por jo çerdhet

Pavarësisht shtyrjes së procesit mësimor në shkolla për shkak të vërshimeve dhe kushteve të motit, çerdhet kanë vazhduar punën, pasi janë lënë jashtë këtij vendimi. Megjithatë, pjesëmarrja e fëmijëve ka qenë dukshëm më e ulët, me vetëm rreth 30% të tyre të pranishëm në një nga çerdhet publike në kryeqytet. Njohësit e arsimit theksojnë se siguria e fëmijëve duhet të jetë prioritet dhe se në situata të tilla duhet koordinim më i mirë institucional për të shmangur rreziqet.

Dyert e kopshtit janë të hapura ato të shkollave do të qëndrojnë të mbyllura deri të hënën.

Kjo ngase vendimi i Ministrisë së Arsimit për shtyrjen e procesit mësimor deri të hënën si shkak i vërshimeve dhe kushteve atmosferike, nuk e ka përfshirë edhe nivelin para fillor.

Por disa prindër kanë vendosur t’i kursejnë vet fëmijët e tyre.

Drejtoresha e kopshtit publik “Fatosat”, Drita Hajdari, u shpreh se punën kanë vazhduar rregullisht veçse numri i fëmijëve të pranishëm ka qenë dukshëm më i ulët krahasuar me javët e mëparshme.

“Aktiviteti në Çerdhen “Fatosat” ka vazhduar rregullisht edhe këto ditë, pa ndërprerje, duke funksionuar sipas planit të paraparë. Kemi marrë njoftim nga MASHTI, sipas të cilit aktiviteti i çerdheve nuk duhet të ndërpritet. Në përputhje me këtë njoftim, Çerdhja “Fatosat” ka vazhduar punën me kohë dhe orar të plotë. Numri i fëmijëve të pranishëm ka qenë dukshëm më i ulët krahasuar me javët e mëparshme. Aktualisht, rreth 30% e fëmijëve kanë frekuentuar çerdhen, çka tregon një rënie të ndjeshme të pjesëmarrjes”, u shpreh ajo.

Sipas njohësve të arsimit, një praktikë e tillë ka ndodhur edhe viteve të kaluara.

“Mendoj se rrezikimi i sigurisë së fëmijëve është çështje e ndejshme andaj duhet me pas parasysh që në ato pjesë/rajone ku janë vërshimet e theksuara të merren masa që fëmijëve të mos u rrezikohet as jeta as shëndeti. Mos përfshirja e tyre mund të jetë e përfshirë me faktin se prindërit varen nga puna dhe ajo mund të jetë një formë arsyetimi por në asnjë rast s’duhet bërë kompromis me fëmijët, duhet gjetur mënyra të tjera”, u shpreh njohësi i arsimit, Argjend Osmani.

Mes të tjerash, Osmani sugjeron që kjo kategori e fëmijëve të përfshihet në vitet e ardhshme po pati përsëritje të rasteve.

“Moti e ka bërë të veten dhe kjo ndikon në mospjesëmarrjen në çerdhe. Duhet të jemi të kujdesshëm sepse siguria s’duhet vënë në pikëpyetje. Vendimi ka qenë i qëlluar por në të ardhmen do duhej konsideruar një bashkëpunim me institucionet për hulumtimet e motit dhe mos të përsëriten situata të tilla, duke përfshirë edhe fëmijët në çerdhe”, tha ai.

Televizioni ka provuar të marrë më shumë detaje rreth pjesëmarrjes së fëmijëve në çerdhe nga Drejtoria e Arsimit në kryeqytet, por zyrtarë të saj kanë qenë e pa qasshme.

Njëjtë ka vepruar edhe Ministria e Arsimit, e cila nuk ka treguar arsyen e mos përfshirjes së kësaj kategorie në vendimin për shtyrjen e mësimit.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika