Vendoset barrikadë në Kurshumli të Serbisë për ta bllokuar vendkalimin e Merdares

Një grup prej 20 personash, disa edhe të uniformuar, kanë bllokuar rrugën në drejtim të Merdares (Podujevës) nga drejtimi i Kurshumlisë, bëjnë të ditur burime zyrtare të RTV Dukagjini brenda institucioneve të Republikës së Kosovës.

Ata kanë vendosur një kamion me rimorkio dhe traktorë gjoja për të mbështetur serbët e veriut të Kosovës.

Bllokuesit e rrugës kanë njoftuar se do të qëndrojnë deri në një njoftim të dytë.

Në Kuvendin e Serbisë është kërkuara që diasporës kosovare t’i ndalohet hyrja në Serbi në prag të festave të fundvitit, andaj edhe kjo bllokadë është në frymën e asaj kërkese.

Slavisha Ristiq, anëtari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, ka kërkuar që të mos u lejohet hyrja në Serbi, shqiptarëve të Kosovës që vijnë nga diaspora për festat e fundvitit, pasi sipas tij, kosovarët e përdorin Serbinë si rrugë për të shkuar në atdhe.

“Nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vazhdimisht ka bërë thirrje për reciprocitet kur merr vendime të paarsyeshme, pse shteti i Serbisë, sipas të njëjtit sistem, të mos bëjë reciprocitet në lidhje me lëvizjen e shqiptarëve në Serbi dhe hyrjen e tyre nga Serbia në territorin e Kosovës?”, ka thënë Ristiq.

“Tani, në prag të Vitit të Ri, kur një numër i madh i shqiptarëve po vijnë në Kosovë, pse Serbia nuk i ndalon? Unë nuk jam mbrojtës i kufizimit të lirisë së lëvizjes, por qasjes fashiste të Kurtit duhet t’i përgjigjet në mënyrën e duhur”, ka deklaruar Ristiq në Kuvendin e Serbisë, raportom gazeta serbe N1, përcjell Portali Dukagjini.

Sipas tij, kjo duhet të bëhet për shkak të situatës në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës.

Në Kuvendin e Serbisë kërkohet mbyllja e kufijve për kosovarët që vijnë nga diaspora për festat e fundvitit

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika