Venezuela alarmon OPEC-un për “kërcënimet e paligjshme” nga SHBA dhe Trump

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, u ka bërë thirrje vendeve anëtare të OPEC-ut që ta mbështesin vendin e tij përballë, siç i quajti ai, “kërcënimeve në rritje dhe të paligjshme” nga Shtetet e Bashkuara dhe presidenti amerikan Donald Trump.

Në një letër që ai u ka dërguar të gjitha shteteve të organizatës së prodhuesve kryesorë të naftës, Maduro akuzon SHBA-në se po përpiqet të “zaptojë” rezervat e Venezuelës, të cilat janë më të mëdhatë në botë. Ai thekson se shpreson në mbështetjen e vendeve anëtare për të ndaluar këtë “agresion”, i cili, sipas tij, rrezikon seriozisht ekuilibrin e tregut global të energjisë, si për vendet prodhuese ashtu edhe për ato konsumuese.

Maduro po ashtu “denoncoi zyrtarisht” çdo përdorim të forcës ushtarake vdekjeprurëse ndaj territorit, popullit dhe institucioneve venezueliane, si në kuadër të OPEC-ut, ashtu edhe të grupit më të gjerë OPEC+.

Edhe pse Venezuela posedon rezervat më të mëdha të provuara të naftës në botë — të vlerësuara në 303 miliardë fuçi në vitin 2023 — eksportet e saj të naftës bruto u kufizuan në vetëm 4.05 miliardë dollarë gjatë vitit të kaluar. Kjo shifër është dukshëm më e ulët krahasuar me vendet e tjera kryesore prodhuese, kryesisht si rezultat i sanksioneve amerikane të vendosura në kohën e mandatit të parë të Trump-it.

Venezuela, së bashku me Iranin, Irakun, Kuvajtin dhe Arabinë Saudite, ishte një nga themeluesit e OPEC-ut në vitin 1960. Që atëherë, anëtarët e organizatës kanë bashkëpunuar për të rregulluar prodhimin e naftës dhe për të ndikuar në çmimet e saj në tregjet botërore.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika