Vërshime të mëdha në Ulqin, rrugë të përmbytura

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë edhe Ulqinin në Mal të Zi, duke shkaktuar përmbytje

Pamje nga Mali i Zi, Ulqin





Reshjet e dendura gjatë natës të dielën kanë shkaktuar probleme të shumta gjithandej në rrugët e Malit të Zi.

Rrugët në qytetin e Ulqinit dhe në “Plazhën e Vogël”, raportohet se janë bllokuar nga reshjet e mëdha të shiut.

Shiu i dendur dhe rrugët e përmbytura nuk e ka anashkaluar as Podgoricën.

Në rrjetet sociale mund të shohim foto dhe video të qyteteve në jug dhe veri të vendit, ku bie shi i dendur, dhe qarkullimi është i vështirë, raporton RTCG.

Reshjet e dendura të shiut në Berane krijojnë probleme serioze

Reshjet e dendura të shiut nisën të shkaktojnë probleme serioze edhe në zonën e Beranit për shkak të rritjes së menjëhershme të nivelit të ujit të lumit Lim dhe lumenjve të tjerë më të vegjël.

Portali RTCG është kontaktuar nga disa banorë të vendbanimit Donji Talum, ku disa shtëpi janë përmbytur nga ujërat nëntokësore.

“Uji del nga kanali i kanalizimeve dhe ne e hedhim jashtë që të mos vërshojë shtëpitë”, ka thënë banori lokal Almir Adroviq.

Ai ka pohuar se përveç tij janë të kërcënuara edhe tre shtëpi të tjera në lagje dhe apelon në ndihmë të shërbimeve kompetente.

Disa rrugë në atë vendbanim janë të përmbytura dhe të pakalueshme.

Se situata ka gjasa të jetë e rëndë, tregon edhe fakti se sot Shtabi i Komunës është në seancë për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore, të cilat duhet të njoftohen më pas.

Që nga e shtuna edhe qytetet e Kosovws janë përballur me reshje të mëdha të shiut, meteorologët kanë parashikuar edhe përmbytje në disa komuna.





Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika