Vërshimet në jug të Gjermanisë, humb jetën një zjarrfikës

FOTO/ REUTERS

Një zjarrfikës ka humbur jetën gjatë përpjekjeve për t’i shpëtuar banorët e ngecur në pjesët e vështruara të Gjermanisë jugore të dielën.

Rajonet jugore të Gjermanisë po përballen me përmbytje, si pasojë e shirave të mëdha ditëve të fundit, të cilat pritet të vazhdojnë edhe gjatë të dielës.

Sipas Reuters, viktima 42 vjeç, ishte në një anije shpëtimi së bashku me katër zjarrfikës të tjerë kur anija u fundos të shtunën vonë.

Trupi i tij i pajetë u nxor të dielën herët, tha një zëdhënës i qytetit bavarez, of Pfaffenbach an der Ilm, i cili ndodhet rreth 50 kilometra larg Munihut.

Derisa komunat kishin disa ditë kohë për t’u përgatitur për vërshimet, ekipet për shpëtim u detyruan prapëseprapë t’i evakuonin qindra njerëz pasi vërshimet i izoluan disa zona, thanë autoritetet.

“Ne i falënderojmë dhe nderojmë ekipet për shpëtim dhe ata që po ndihmojnë, për luftën e tyre kundër pasojave të vërshimeve në shumë pjesë”, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Zëvendëskancelari dhe ministri i Ekonomisë, Robert Habeck, premtoi mbështetje për rajonet e prekura, të cilat i vizitoi të dielën.

Ndryshimi klimatik po shkakton fatkeqësi natyrore, sipas tij.

“Fatkeqësisht natyrore e kanë shoqëruar njerëzimin gjithmonë. Por çfarë po shohim ne është një rritje e madhe e këtyre ngjarjeve. Vërshime rekorde po ndodhin çdo vit… shira rekorde çdo disa vjet”, tha Habeck.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika