Vërshimet në Lipjan, kryetari thotë se janë pasojë e mosreagimit me kohë të Ministrisë

Komuna e Lipjanit, vazhdon të përballet me pasojat që shkaktuan vërshimet nga reshjet e shiut. Uji ka depertuar edhe në dy shkolla dhe ka dëmtuar infrastrukturën rrugore. Kryetari i kësaj komune thotë se vërshimet në disa fshatra kanw ndodhur si pasojw e mosmenaxhimit tw rrugws magjistrale Prishtinw-Ferizaj nga ana e nivelit qendror.

Përvec në një pjesë të shtëpisë, uji hyri edhe në stallen e lopëve të familjes Ademi në fshatin Konjuh të Lipjanit.

Madje nga vërshimet e një dite më parë i ngordhwn edhe disa prej pulave që mbanin.

Kryefamiljari, përshkruan ditën e shtunë si ndër më të tmerrshmet që kanë përjetuar.

“Më ka hi uji mrenda dam më ka bërë mrenda, lopt i kam pas krejt në ujë me pula me lop krejt në ujë deri në ora 10 mramje, deri ju kam pastru lopve vet skam mujt me flejt, e shihni krejt ujë jemi… Na jetojm prej bujqësisë, me lop merremi me pula…”, ka theksuar Hasan Ademi.

Disa familje në këtë fshat u prekën nga reshjet e shiut. Por, edhe në qytetin e Lipjanit në disa pjesë uji vazhdon të jetë ende në nivel të lartë.

Rruga që të qon në shkollën fillore Ismail Luma është pa kalueshme e uji ka depërtuar edhe aty. Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti thotë se nxënësit do të zhvendosen në shkollë tjetër.

“Natyrisht nuk mund të fillohet mësimi, kemi edhe në Banull, hyrjen e ujit në shkollën fillore në bodrumine  asaj shkolle, me qrast e ka dëmtu nxemjen e asaj shkolle ndërkaq në shkollën Ismail Luma do vazhdojmë punën për këtë shkollë në shkollën Vëllezërit Frashëri do i transferojmë nxënësit në një shkollë tjetër, sepse na duhet atje të presim të pastrohet objekti”, ka deklaruar Imri Ahmeti – Kryetar i Lipjanit.

Tek thotë se me kapacitet që kanë po mundohen të menaxhojnë situtën, Ahmeti ka kritika për nivelin qendror.

“Nuk kemi pas ndonjë lloj ndihme në fakt ne kemi adresuar një shkresë Ministrisë së Infrastrukturës, me kohë që të ndërmarr veprime të caktuara nëpër rrugë regjionale sepse të gjithë e shohim se janë të mbyllura të gjitha kanalet janë të mbyllura edhe disa procka dhe disa lumenj me ura shumë të vogla dhe kjo ka shkaktu këtë dëm që po e shohim, sidomos në fshatin Konjuh dhe Banull është pasojë e mosmenaxhimit të mirë e rrugës regjionale që shkon për Prishtinë”, ka deklaruar Ahmeti.

Reshjet e shiut ditët e fundit shkaktuan vërshime edhe në shumë komuna të tjera të Kosovës, përfshirë Malishevën, Rahovecin, Drenasin, Skenderajn e Mitrovicën.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika