Veseli: Kosova vepron si shtet i organizuar, pa struktura paramilitare dhe pa pretendime territoriale

Afrim Veseli, kolonel në pension i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka thënë në Five në RTV Dukagjini se Republika e Kosovës vepron ndryshe nga Serbia, duke u bazuar në standardet perëndimore dhe pa toleruar struktura paramilitare apo veprime jashtëligjore.

“Republika e Kosovës vepron me standardet që na i kanë ofruar miqtë tanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Veseli, duke theksuar se çdo formë e forcave të pakomanduara është e ndaluar me ligj.

Ai ka shtuar se Kosova ka institucione të qarta të sigurisë.

“Ne kemi Ushtrinë tonë, Policinë dhe Agjencinë e Inteligjencës. Kurdo që vjen nevoja, veprojmë si shtet i organizuar”, ka theksuar Veseli.

Sipas tij, Kosova nuk ka asnjë ambicie jashtë kufijve të saj.

“Ne nuk kemi asnjë pretendim territorial, pretendimet tona kanë qenë gjithmonë mbrojtëse”, ka deklaruar ai.

Në anën tjetër, Veseli ka paralajmëruar për rreziqe potenciale të sigurisë në rajon, duke e cilësuar Serbinë si faktor historik destabilizimi në Ballkan.

“Serbia ka qenë gjithmonë vatër e destabilizimit në Ballkan”, ka thënë ai, duke iu referuar edhe vlerësimeve ndërkombëtare.

Ai ka përmendur edhe Maqedoninë e Veriut si një tjetër vatër të mundshme tensioni, pavarësisht anëtarësimit të saj në NATO.

“Ngjallja e tensioneve nacionaliste në Maqedoni është reale”, ka theksuar Veseli, duke shtuar se marrëveshjet e kaluara atje nuk janë zbatuar plotësisht.

Veseli ka përfunduar duke ritheksuar se orientimi i Kosovës që nga shpallja e pavarësisë ka qenë qartësisht pro-perëndimor, pro-NATO dhe pro-Bashkimit Evropian, me një qasje të bazuar në mbrojtje dhe stabilitet rajonal.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika