Veseli: Ushtria serbe s’ka guxim të futet në Kosovë

Koloneli i FSK-së, Afrim Veseli, ka thënë se ushtria e Serbisë nuk ka guxim të hyjë në Kosovë

Afrim Veseli

Pavarësisht kërcënimeve, ushtria e Serbisë nuk ka guxim të futet në Kosovë sipas kolonelit të FSK-së, Afrim Veseli.

Ai, në “Five” të RTV Dukagjinit, tha se NATO-ja, FSK-ja e populli i Kosovës do të ishin ata që do ta mbronin Kosovën, në rast se ndodh një gjë e tillë.

“Janë dy gjëra. E para se a do ta sulmojë Serbia Kosovën ushtarakisht zyrtarisht apo do të nxitë konfilite si në Banjskë. Të parën është shumë e qartë se Serbia nuk ka guxim ta nisë në Kosovë, sepse është NATO-ja këtu, ushtarët, Policia dhe gjithë ne që e mbrojmë Kosovën”, tha ai.

Veseli theksoi se Kosova ende është e rrezikuar, nga siç i quajti ai, “njëiste të vogla terroriste” të sponzorizuara nga shteti serb.

Por, sipas tij, nëse Serbia tenton ta fusë ushtrinë e saj në Kosovë, do t’i kushtonte shumë.

“Kosova nuk e ka kaluar rrezikun në kuptimin e njësiteve të vogla terroriste, sabotimet, etj. Që mund t’i ndërmarrin kundër Kosovës. Agresion të hapur të ushtrisë serbe në Kosovë nuk do të ketë, pavarësisht cytjeve nga Rusia, ata janë të vëmendshëm se nëse futen në një aventurë të tillë, do t’i kushtojë me shtetësinë e tyre”, tha ai.

Veseli tha se tashmë është e qartë se Rashka po përdoret si qendër trajnimi për terroristët.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika