Vetëm 12 serbë të Kosovës i regjistruan veturat me targa “RKS”

Nëpër të gjitha komunat e Kosovës deri sot janë vetëm 12 automjete nga targat ilegale janë regjistruar me targa “RKS”. Ministria e Brendshme e Kosovës thotë se qytetarët në veri janë duke u frikësuar dhe kërcënuar direkt nga grupet ilegale kriminale të cilat jo vetëm që po udhëhiqen por edhe po financohen nga Aleksandar Vuçiq

Ilustrim





Kur kanë mbetur edhe 15 ditë nga përfundimi i afatit  vetëm 12 automjete me targa ilegale janë regjistruar me “RKS”. Kjo shifër e ulët sipas Ministrisë së Brendshme është rezultat i frikësimit që Serbia po zbaton mbi serbët lokalë në Kosovë. Një ndër rastet që përmend MPB-ja është ai para disa ditësh kur një rreshteri të Policisë në Leposaviq i është djegur vetura e posa-regjistruar në RKS.

“‘Prej kur ka filluar regjistrimi i automjeteve, deri sot janë regjistruar 12 automjete me targa legale RKS nga targat ilegale. Regjistrimet janë bërë në komuna të ndryshme.

Nga Regjioni 06 – kemi 4 automjete

Nga Regjioni 02-   kemi  4  automjete

Nga Regjioni 04  – kemi 2  automjete dhe

Nga Regjioni 01 – kemi 2  automjete.

Qytetarët tanë në veri janë duke u frikësuar dhe kërcënuar direkt nga grupet ilegale kriminale të cilat jo vetëm që po udhëhiqen por edhe po financohen nga Vuçiq e të cilët kanë për qëllim destabilizimin e vendit dhe intimidimin e qytetarëve tanë në veri. Thirrjet për mosregjistrim të veturave nga ana e Vucic që i’u bën qytetarëve tanë në veri i konsiderojmë si ftesë për luftim të rendit, ligjit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Brendshme.

Kërkesat që të shtyhet zbatimi i vendimit sipas politologut Nexhmedin Spahiu nuk prodhojnë zgjidhje.

“Propozimi i ambasadorit amerikan është me ble kohë por kjo nuk ka të bëjë fare me afatin e shkurtër. Kjo sepse sigurisht nëse do të kishin radhët e gjata për pritje për konvertim të targave dhe do të kishim akoma një nuëmr të madh të pritjes e do të kalont afati, atëhere do të kishte arsyet që të zgjatet afati dhe të kryhet”, shprehet Spahiu.

Nexhmedin Spahiu, politolog

Ai thotë se Qeveria e Kosovës është përpara një zgjidhje, vendim që sipas tij ka efekte direkte në fushën e sigurisë.

“Policia e Kosovës përshembull nuk ka nevojë që të hyjë në qytet përshembull në Zubin Potok e Leposaviq e të konfiskojë vetura, mjafton në kufi atje në Merdare ose në pikë 1-31”, deklaron ai.

Ndryshe nga Spahiu aktivistë që veprojnë në Mitrovicën veriore janë të mendimit që Kosova duhet ta pezullojë vendimin për targat ilegale.

“Unë mendoj që Kurti duhet të tërhiqet pak nga ky vendim. Pyetja që duhet t’ia bëjnë vetes është: kujt i shërben ky vendi? Ata sigurisht duhet të kenë komunikim më të mirë dhe dialog të drejtpërdrejt me komunitetin lokal. Kur marrim këso vendime duhet të kemi parasysh edhe efektet negative që ka në jetën e përditshme të qytetarëve”, ka thënë për RTV Dukagjinin, Caleb Waugh, pjesë e organizatës  “OJQ AKTIV”.

Caleb Waugh, “OJQ AKTIV”

Ai shprehet se vendimi për ndalimin e targave “KM” prekë direkt jetën e serbëve, sidomos në pjesën veriore.

“Kur marrim këso vendime duhet t’i kemi disa gjëra parasysh: lirinë e lëvizjes, faktin se shumica e njerëzve janë të varur nga veturat për çështje ekonomike. Para një vendimi të tillë duhet fillimisht të shikohet dimensioni human”, përfundonWaugh.

Pronarët e makinave me targa që i lëshojnë autoritetet serbe, nuk do të mund të qarkullojnë në territorin e Kosovës, e as të kalojnë kufirin pas 31 tetorit.





Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika