Veteranët e UÇK-së kërkojnë lirimin e menjëhershëm të Blerim Ramadanit

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të shtunën kanë organizuar protestë në Shkup, ku kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të Blerim Ramadanit, ish-ushtarit të UÇK-së i cili u ndalua nga Maqedonia e Veriut me fletarrest të lëshuar nga Serbia.

Mevludin Bajrami, veteran i luftës, ka dënuar arrestimin e Ramadanit dhe dërgimin në paraburgim, duke e cilësuar këtë akt si të papranueshëm.

Veteranët kërkuan lirimin e menjëhershëm të Ramadanit, “tërheqjen e urdhërarrestit të lëshuar nga regjimi i Vuçiqit dhe mospërsëritjen e veprimeve të autoriteteve policore dhe gjyqësore nën diktatin e Serbisë”.

“Në emrin tim dhe në emrin tuaj i përshëndes të gjithë familjarët e dëshmorëve të luftës, invalidët e luftës. Dhe ish ushtarët e UÇK-së. Arrestimi i ish ushtarit të UÇK-së Blerim Ramadani dhe dërgimi në paraburgim ekstradues nga policia e Maqedonisë së Veriut dhe nga gjykata vendore është i papranueshëm. Ne veteranët dhe bashkëluftëtarët e Blerim Ramadanit kërkojmë lirimin e menjëhershëm, tërheqjen e urdhër-arrestit të regjimit të Vuçiqit, dhe mospërsëritjen e vlersimit të autoriteteve policore, gjygjsore nën diktatin e Vuçiqit dhe Serbisë nën diktatin e UÇK-së”, ka thënë Bajrami, transmeton “Klan Macedonia”.

Bajrami theksoi se ky akt, 25 vite pas luftës së drejtë të shqiptarëve për liri dhe barazi, është i papranueshëm.

“Blerim Ramadanit i kanë caktuar masën 30 ditore të paraburgimit me vendim të Gjykatës Themeloe në Shkup. Blerim Ramadani është ndaluar në 17 korrik të 2024 në pikëkalimin kufitar Jazhincë bazuar në një flet-arrest të lëshuar nga gjykata e Beogradit përmes interpol Serbia, ky akt 25 vite pas luftës së drejtë të shqiptarëve për liri dhe barazi, demokraci dhe pavarsi është i papranueshëm dhe ne kërkojmë lirimine tij të menjëhershëm pa ansnjë vonesë dhe kthimin e tij në familjen e tij. Çdo ditë vonesë është tendesë për poshtërimin dhe ofendimin e luftës tonë të drejtë, dhe kjo mendësi dhe veprimtari nuk do të tolerohet”, ka thënë Bajrami.

Më 18 korrik, Blerim Ramadanit iu caktua masa e paraburgimit prej një muaji nga Gjykata Themelore në Shkup.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

Të fundit nga rubrika