Veteranët e UÇK-së pesimistë për drejtësi nga Specialja

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka përcjell me vëmendje sot seancën e parë gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Ndonëse, thonë se nuk presin drejtësi nga Specialja, sipas tyre, nga ajo çka kanë parë sot në fjalën hyrëse të Prokurorit të Specializuar, janë kryesisht pretendime nga gjykime tjera, ku ish-komandant të UÇK-së janë shpallur të pafajshëm

Metush Kryeziu, ish-luftëtar i UÇK-së ka ardhur nga Malisheva për të përcjell në selinë e Organizatës së Veteranëve, nisjen e gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai tani drejton organizatën e veteranëve në Malishevë, derisa thotë proceset e tilla gjyqësore edhe më shumë se dy dekada që nga lufta, vetëm po u japin forcë.

“Nëse dënohet individi ai sot duhet të ja lexoj aktakuzën Hashim Thacit se çfarë vrasje ka bë se jo hierarkinë e tij ushtarke. Është absurditeti tjetër ku mundohet më një plumb në sy thotë populli me i vra dy lepuj ku thotë këta të LPK-së dhe të LDK-së ku dihet se 99% e ushtarëve që janë vesh kanë qenë në LDK-së por askush nuk ka luftu për parti por me shliru vendin e  vet dhe kjo është një përqarje që po mundohet më ja ba kjo prokurori popullit shqiptar”, ka thënë Metush Kryeziu, kryetar i OVL-UÇK-së në Malishevë.

Ai e shumë pjesëtarë të veteranëve janë mbledhur në selinë e OVL UÇK-së në Prishtinë për të parë gjykimin nga Haga.

“Ne nuk presim shumë nga kjo Gjykatë pasi i kemi parë vendimet e  kaluara që janë marrë nga ta. Këta nuk kanë fakte fare. Këto që po I thojnë ne I kemi pasur të ditura, kanë pasur njerëz të akuzar në UNMIK, EULEX e në Gjykata të tjera. Këta po akuzohen për ato që tashmë kanë kaluar si procese Gjyqësore më herët,  qoftë në Hagë qoftë edhe në Gjykata të tjera e që në shumicën e rasteve janë shpallur të pafajshëm, si në rastin e Haradinajt, Limajt e grupi i LLapit”, ka thënë ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.

Pas 2 vjet e 4 muajsh që kur u arrestuan, këtë të hënë në Hagë ka nisur gjykimi kryesor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

 

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika