Veteranët protestojnë me 16 nëntor para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg

Më 16 nëntor, Organizatat e Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbajnë protestë para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg.

“Shoqatat e dala nga lufta kanë vendosur që protesta e radhës të organizohet më 16 nëntor, në ora 13:00, para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg. Arsyeja pse është zgjedhur ky vend, besoj edhe e dini, është sepse pikërisht në këtë vend, në Francë, në qytetin Strasburg, është marrë vendim për një gjykatë të padrejtë që është bërë ndaj nesh, ndaj UÇK-së, që është formuar një gjykatë ndaj një etnie”.

“Do të protestojmë për të kërkuar drejtësi dhe do t’ua përkujtojmë institucioneve të Evropës që e kanë votuar një gjykatë të padrejtë, një gjykatë me gënjeshtrat e Dick Marty-t dhe me gënjeshtrat e disa njerëzve që kanë rrejtuar atje, që janë bërë edhe dëshmitarë pa qenë fare në luftë. Kemi vendosur që deputetëve të Parlamentit të Evropës do t’u dërgojmë nga një letër secilit deputet, pikërisht për Gjykatën Speciale. Do t’u tregojmë atyre deputetëve se çka kanë votuar, do t’i bindim ata vetë se çka kanë votuar. Të gjitha ato shkelje dhe ato vërejtje ne i kemi vendosur në dokumentacionin që do ta kenë në zarf, nga një dokument që të binden në vendin e vet se çfarë gjykate janë duke financuar”, tha Gucati në një konferencë për media.

Sa i përket një proteste në Maqedoninë e Veriut, kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati tha se nuk do të mbahet para se të përfundojë procesi zgjedhor, ai i balotazhit atje.

Ndërsa në Preshevë veteranët nuk do të mbajnë asnjë protestë, për shkak që sic tha Gucati situatës aty dhe bastisjet që gjandarmëria serbe herë pas here po bën të shqiptarët.

“Në Maqedoni për momentin jo sepse janë duke u mbajt zgjedhjet, nuk duam të shkojmë atje për momentin dhe të mbajmë protesta për arsye se mund të dalë situata prej dore, mund të na provokojë ndokush. Me i ikë problemit ne, për mos me thënë ‘se erdhën organizatat E dala nga lufta e na nxjerrën probleme’. Pa u kry balotazhi në Maqedoni nuk mendojnë të bëjmë protestë. Për Preshevë, jo sepse situata është e nxehtë dhe i shihni bastisjet që po bëhen tek pjesëtarët e luftës ku po i bastis Serbia çdo ditë. Shokët tanë mund të organizojnë por ne e kemi edhe të ndaluar me shku, ata po i arrestojnë qytetarët e Kosovës në kufi”, tha Gucati.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika