Veteranët protestojnë nesër kundër Qeverisë

Veteranët e Luftës së UÇK-së do të protestojnë nesër në Prishtinë kundër Qeverisë së Kosovës

Veteranët e Luftës së UÇK-së do të protestojnë nesër në Prishtinë. Protestën e ka paralajmëruar kryetari i OVL-UÇK-së në Pejë, Gazmend Syla.

Sipas njoftimit, protesta do të nisë në orën 18:00, në kundërshtim, sic i ka quajtur “skandaleve qeveritare”, që lidhen edhe me miratimin e pagës minimale, nga e cila janë lënë jashtë veteranët.

“Kundër koordinimit me Milan Radojçiqin! Kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK! Ligji që përjashton veteranët nga paga minimale, u votua turpshëm nga shumica parlamentare. Prandaj kërkojmë nga presidentja që ta kthejë mbrapsht këtë ligj të padrejtë dhe antiUÇK”, thuhet në njoftimin për protestë.

Këto masa ishin paralajmëruar më herët nga veteranët, pas audio-incizimeve të Mimoza Kusarit me Slavko Simiqin, ku dëgjohen duke biseduar për listat e veteranëve.

Atyre do t’iu bashkohen edhe AA-kja, Partia Social Demokrate dhe Nisma Socialdemokrate.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika