Pas përfundimit të numërimit të të gjitha votave nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar zyrtarisht, duke e cilësuar rezultatin si një konfirmim historik të mbështetjes qytetare ndaj këtij subjekti politik.
Vetëvendosje ka falënderuar qytetarët e Kosovës për mbështetjen, duke theksuar se vota e dhënë për këtë parti është votë për siguri dhe begati.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! u konfirmua fuqishëm si subjekti politik më i votuar në historinë e Republikën e Kosovës. 486,994 vota – 51.11% të vullnetit qytetar. Faleminderit të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që nuk lëshuan pe dhe votuan për siguri dhe begati. Faleminderit secilit për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe për fitoren tonë të fuqishme në zgjedhjet e 28 dhjetorit!”.