Vetura godet këmbësorin në Arllat, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së martës në Arllat, ku vetura ka goditur një këmbësor, i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Ndërsa, shoferi i veturës ka ikur nga vendi i ngjarjes

Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur të martën rreth orës 19:00 në Arllt, ku një veturë ka goditur këmbësorin, duke e lënë atë me lëndime të rënda trupore. Ndërsa, ngasësi është larguar nga vendi i ngjarjes.

Lajmin e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka treguar se këmbësori është dërguar për tretman mjekësor.

Ndër të tjera, Ahmeti ka theksuar se njësiti i trafikut po punojnë për të identifikuar ngasësin e automjetit dhe për të hetuar rastin.

“Rreth orës 18:40  kemi pranuar informatën se në kryqëzimin e rrugëve “Agim Qela” dhe “Hamëz Jashari”, në Arllat, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësor dhe një automjet.Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori dhe  është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në përgjigjen e Ahmetit.

“Zyrtarët nga njësiti i trafikut janë duke punuar në drejtim të identifikimit të ngasësit të automjetit dhe hetimit e rastit”, ka vijuar më tej ajo.

 

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika