Video-incizimet si prova, 15 kryesues ndalohen në Malishevë: Kryeprokuori i Gjakovës jep detaje për dallaveret me vota

Në kuadër të aksionit për hetimin e dyshimeve për falsifikim të rezultatit zgjedhor në komunën e Malishevës, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, ka bërë të ditur se deri më tani janë intervistuar gjithsej 58 persona.

Sipas Gashit, nga ky numër, 15 janë kryesues të vendvotimeve dhe 43 komisionerë.

Për 15 kryesuesit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa për komisionerët e tjerë prokuroria është ende në fazën e vlerësimit për masa të mundshme.

“Nga 18 kryesues dhe 50 komisionerë janë intervistuar gjithsej 15 kryesues dhe 43 komisionerë. 15 kryesues aktualisht janë të ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor prokuroria do të vendosë në lidhje me masën e sigurisë. Po ashtu për 43 komisionerët e tjerë jemi në vlerësim e sipër për ndonjë masë eventuale pasi që në këtë rast kanë qenë të angazhuar dy prokurorë të Departamentit për Krime të Rënda”, ka deklaruar Gashi.

Të fundit nga rubrika