(VIDEO) Nën masa të rrepta sigurie, katër të dyshuarit për grabitjen në Suharekë dërgohen në Gjykatën Themelore të Prizrenit

Katër të dyshuarit për grabitjen e armatosur në një argjendari në Suharekë janë dërguar të premten në Gjykatën Themelore në Prizren.

Ndryshe, një i vrarë, dy policë të plagosur, shtatë të arrestuar dhe një i dyshuar në arrati është bilanci total nga grabitja e një argjendarie në Suharekë që ndodhi javën e kaluar, ka konfirmuar Policia e Kosovës të enjten.

Policia ka zhvilluar një operacion gjatë ditës së enjte, ku ka mbetur i vrarë një nga personat që dyshohet se mori pjesë në grabitjen e një argjendarie në Suharekë.

Sipas Policisë, fillimisht viktima ka shtënë me armë zjarri në drejtim të policëve, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një polic që është jashtë rrezikut për jetë. Policia është detyruar të vetëmbrohet.

“Gjatë zhvillimit të operacionit policor, një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë duke ua rrezikuar drejtpërdrejt jetën e tyre, me ç’rast është plagosur një zyrtar policor. Zyrtarët policorë në vetëmbrojtje janë detyruar të përdorin forcën proporcionale, duke arritur të neutralizojnë një të dyshuar”, thuhet në njoftim.

Gjatë këtij aksioni, janë arrestuar edhe katër të dyshuar, duke e çuar numrin total të të arrestuarve në shtatë.

Njëri nga të arrestuarit u lirua më herët për mungesë provash, ndërsa dy të tjerëve u është caktuar masa e paraburgimit pasi dyshohet se kanë dhënë ndihmë në përgatitjen e planit për grabitje.

Vlen të theksojmë se më 22 nëntor kishte ndodhur plaçkitja e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic i Kosovës në këmbë. Nga ky incident, përveç një polici të plagosur, kishte mbetur edhe një tjetër i lënduar.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika