(VIDEO)Kjo është organizata që e vendosi flamurin palestinez në Prishtinë

Organizata jo-qeveritare Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se ata kanë qenë që e kanë shpalosur flamurin e Palestinës tek hoteli “Grand” në Prishtinë, ditën e diel.

Dhe kjo u bë e ditur nëpërmjet një postimi në rrjetin Social nga kjo organizatë.

Sipas tyre shpalosja e flamurit të Palestinës është akt solidariteti me popullin palestinez.

“Sot shpalosëm flamurin e Palestinës si akt i solidaritetit me luftën e popullit palestinez për liri. I vendosur krahas flamurit që kërkon çlirimin e Ukrainës, ky flamur denoncon pretendimet për solidarizim selektiv dhe insiston në të drejtën e çdo populli për liri. Ne qëndrojmë të bashkuar/a dhe të vendosur/a të kundërshtojmë dhe luftojmë çdo okupim, kolonizim dhe racializim të popujve”, thuhet në njoftimin e organizatës.

Më tej ata kanë thënë se heqja e këtij flamuri nga Shtetit i Kosovës sipas tyre kjo bëhet në përkrahje të luftës gjenocidale të shtetit të Izraelit ndaj popullit palestinez.

“Megjithatë, flamuri i Palestinës u hoq shumë shpejt pas vendosjes. Këtë akt ne e lexojmë si tentativë heshtuese nga shteti i Kosovës dhe pozicionim shqetësues në përkrahje të luftës gjenocidale të shtetit të Izraelit ndaj popullit palestinez”, thuhet në reagimin e tyre.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika