Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës.
Sipas njoftimit, është vjedhur një trafo e energjisë elektrike e vendosur në shtyllë, si dhe nga rezervuari i një kamioni dhe disa makinerive të tjera është marrë sasi nafte.
Rasti është duke u hetuar, ndërsa për të është njoftuar prokurori kompetent.