Vietnami goditet nga përmbytje katastrofike: 90 viktima në vetëm një javë

Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur që kanë goditur Vietnamin gjatë ditëve të fundit kanë marrë jetën e të paktën 90 personave brenda një jave.

Zona më e prekur është provinca malore qendrore Dak Lak, ku janë shënuar 60 viktima dhe dhjetëra mijëra shtëpi janë përmbytur. Autoritetet raportojnë gjithashtu se 12 persona vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur.

Që nga fundi i tetorit, pjesët jugore dhe qendrore të vendit janë përballur me reshje të jashtëzakonshme, duke shkaktuar përmbytje të përsëritura që kanë dëmtuar zona turistike dhe monumente historike.

Javën e kaluar, lagje të tëra në qytetin bregdetar Nha Trang u përmbytën, ndërsa rrëshqitjet e dheut prekën zonat kodrinore të Da Lat, një destinacion i njohur turistik. Mbi 129 mijë banorë mbetën pa energji elektrike.

Sipas Ministrisë së Mjedisit të Vietnamit, dëmet ekonomike në pesë provincat e prekura vlerësohen rreth 300 milionë euro. Edhe pse vendi zakonisht përjeton reshje të forta gjatë periudhës qershor–shtator, ekspertët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor po e rrisin frekuencën, fuqinë dhe shkatërrimin e ngjarjeve ekstreme të motit.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika