Vitia nënshkruan kontratën për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt: Finalizohet brenda 30 muajsh

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt.

Sipas njofitmit, projekti, me një vlerë prej 24 milionë eurosh, pritet të përfundojë brenda 30 muajsh dhe do të realizohet sipas standardeve më të larta të infrastrukturës spitalore.

Vitia e ka cilësuar këtë iniciativë si një arritje të rëndësishme për qytetarët e Ferizajt.

“Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për këtë rajon, që do të realizohet sipas standardeve më të larta të infrastrukturës spitalore, me një kosto prej 24 milionë euro.
Urime për të gjithë qytetarët e Ferizajt për këtë projekt të shumëpritur”, ka shkruar ai në Facebook.

Të fundit nga rubrika