Vitia: “Sedacioni inhalator” është shërbimi i ri stomatologjik pediatrik që do të funksionalizohet në vendin tonë

Shërbimi i ri stomatologjik pediatrik, "Sedacionin inhalator (N2/02)", do të funksionalizohet në vendin tonë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar për shërbimin e ri stomatologjik pediatrik që quhet “Sedacionin inhalator (N2/02)”.

Ministri Vitia njofton se ky shërbim do të funksionalizohet në Kosovë dhe i njëjti nuk shkakton analgjezion të plotë.

Sipas njoftimit të ministrit të Shëndetësisë, “Sedacionin inhalator (N2/02)” lehtëson përballjen me trajtimin, redukton frikën dhe ankthin gjatë trajtimit, rrit pragun e ngacmueshmërisë së dhimbjes, minimizon lëvizjet e padëshirushme dhe reagimet ndaj trajtimit stomatologjik dhe përmirëson komunikimin dhe bashkëpunimin e pacientit me mjekun.

Ai ka njoftuar se fillimit të shërbimit me “sedacion inhalator” i parapriu hartimi i “Udhërrëfyesit Klinik” i punuar nga ekspertët tanë.

Ministri i Shëndetësisë ka thënë se Qendra Klinike Stomatologjike Universitare tashmë është pajisur me aparaturën e veçantë për këtë shërbim, duke shtuar se shërbimet stomatologjike dhe edukimin parandalues tek fëmijët i kanë prioritet.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika