Vitia viziton policin e plagosur në veri, gjendja e tij jashtë rrezikut për jetën

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka vizituar policin që mbeti i plagosur sot në veri të vendit, gjendja shëndetësore e të cilit është jashtë rrezikut për jetë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka vizituar policin që mbeti i plagosur sot në veri të vendit.

Nga mjekët mbikëqyrës në QKUK, ministri Vitia është njoftuar se gjendja shëndetësore e policit të plagosur është stabile dhe do të vijojë të jetë nën mbikëqyrjen e profesionistëve shëndetësorë.

Ministria e Shëndëtësisë ka njoftuar se polici i plagosur pas ekzaminimeve mjekësore dhe ndërhyrjeve të nevojshme është jashtë rrezikut për jetë.

Ministri Arben Vitia i uroi policit të plagosur shërim të shpejtë.

Kujtojmë që sot në orët e para të mëngjesit, Policia e Kosovës është sulmuar dhe si pasojë është vrarë një zyrtar policor dhe një tjetër është plagosur në Banjskë të Zveçanit.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika