Vjen edicioni i dytë i “Prishtina Music Conference”

“Prishtina Music Conference” vjen me edicionin e dyte, ky edicion do të mbahet më 4 nëntor dhe 5 nëntor me artistë vendorë dhe ndërkombëtarë në Kino Armata

Kopertina e “Prishtina Music Conference”

Edicioni i dytë i ”Prishtina Music Conference”, mbahet me 4 dhe 5 nëntor, me artistë vendorë dhe ndërkombëtarë.

I ftuar në emisionin “Drive on D” me Donikën dhe Mirdonin këtë javë ishte Kushtrim Dushi, i cili foli për edicionin e dytë të “Prishtina Music Conference”, që do të mbahet me 4 dhe 5 nëntor në Kino Armata.

Dushi bëri të ditur se qëllim i kësaj konference është inkuadrimi i artistëve, shfaqja më e madhe e muzikës, kulturës e mikpritjes sonë. Ai theksoi se po mundohen që të sjellin një ndryshim, për të pasur një qasje më të lehte për depërtim jashtë vendit.

Këtë edicion në “Prishtina Music Conference” do të paraqiten emra të njohur botërorë të muzikës. Dushi deklaron se promovimi i konferencës ka nisur tash e dy muaj, pasi në kuadër të saj do të vijë edhe një festival, ku do të ketë artistë të kategorisë së lartë.

Kushtrim Dushi (djathtas) në “Drive on D” me Donikën (mes) dhe Mirdonin (majtas)

Në kuadër të “Prishtina Music Conference” do të ketë panel diskutimi ku do të diskutohen disa tema, mes tyre edhe shëndeti mendor. Dushi ka theksuar se nuk ka qenë e lehtë të organizohet një event i tillë pasi janë dashur shumë fonde, pasi vetëm në panele do të jenë pjesë 27 panelistë.

Në përfundim të ditës së dytë të kësaj konference do të organizohet festivali “Rave Festival”, i cili do të mbahet në AMC Hall, rrugës për Shkabaj.

Dushi ka shtuar se biletat për këtë festival do të mund t’i gjeni në faqen rave-travel.com, apo në pikat e shitjes që janë të vendosura në qytete të ndryshme. “Rave Festival” fillon nga ora 10, me artistë vendorë e ndërkombëtarë.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika