Vjen reagimi i parë i Getinjos pasi shtëpia e Mozzikut ishte cak i hajdutëve

Reperi i njohur, Mozzik gjatë ditës së djeshme, të hënën e 16 tetorit ka njoftuar se hajnat kanë hyrë në shtëpinë e tij duke vjedhur 100 mijë euro para të gatshme, bizhuteri ari dhe 15 armë

Reperi i njohur, Mozzik të hënën e 16 tetorit ka njoftuar se hajnat kanë hyrë në shtëpinë e tij duke vjedhur 100 mijë euro para të gatshme, bizhuteri ari dhe 15 armë.

Për rastin e grabitjes, rap-artisti ka thënë se ishte njoftuar Policia e Kosovës, të cilët po punonin për zgjidhjen e rastit.

Pas njoftimi të Mozzikut, nuk ka munguar edhe një reagim nga vëllai i tij, reperi tjetër Getinjo.

Geti ka shpërndarë në InstaStory të njëjtin postim të Mozzikut, duke thënë: Hajt se një ditë do u gjej pahiri, jetës nuk i dihet”.

Vazhdimi i storjeve të Getinjos, ai ka publikuar një foto të Mozzikut, ku ai shihej i qetë duke u relaksuar me telefon në dorë.

“Ne jemi perandori o budall”, ka shkruar Getinjo sipër imazhit.

“Mozzik” tregon se sa para, armë e stoli ari u vodhën në shtëpinë e tij të dielën

Ndryshe, dje këngëtari Gramoz Aliu, i njohur si Mozzik ka reaguar pas vjedhjes në shtëpinë e tij. Ai thotë se dëmi ka qenë shumë i madh.

Rep artisti i njohur, Mozzik në një postim në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se shtëpia e tij ishte cak i “hajnave”.

Sipas Mozzik, hajdutët kanë arritur që të thyejnë kasafortën dhe të marrin 100 mijë euro cash por edhe orë, unaza, zinxhira e ari që sipas tij tejkalojnë shifrën e lartëcekur.

Sipas tij, dëmi që i është bërë ka qenë shumë i madh.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika