Vjosa Osmani përfundon mandatin e presidentes, ia dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

Garda ceremoniale tashmë po i bënte përgatitjet e fundit në hyrje të Presidencës.

Poshtë, shtrohej me saktësi edhe tepihu i kuq nëpër të cilin do të ecë Vjosa Osmani për herë të fundit si presidente, të paktën në këtë mandat.

Kështu, u përgatitën kushtet që Osmani të takohet me kryetaren e Kuvendit, të cilës do t’ia dorëzojë detyrën, meqë presidenti i ri nuk ende nuk është zgjedhur.

Bisedën, Osmani e nisi me një dëshirë që po i plotësohet.

“Gjithmonë ka qenë dëshirë e imja që ta dorëzoj detyrën tek një grua. Dhe kjo po më plotësohet. Uroj që ta ngrehni këmbën zhag, që pas jush të jetë një grua”, ka thënë Osmani.

Haxhiun, e paralajmëroi edhe për sfidat që do t’i ketë.

“Të jesh kreu i shtetit dhe ta udhëheqësh politikën e jashtme, janë përgjegjësi e jashtëzakonshme”, ka shtuar Osmani.

Andaj, i ofroi përkrahje në vazhdim.

“Për çkado që keni nevojë, jemi veç një thirrje larg”, ka thënë Osman.

Haxhiu e mirëpriti ndihmën e ofruar, ndërsa tha se e kupton peshën e përgjegjësisë së re.

“E kuptoj Kushtetutën, i kuptoj përgjegjësitë. Dhe zotohem që do të veprojë konfrorm Kushtetutës”, ka thënë Haxhiu.

Por, në rolin unifikues për çka obligohet nga pozita e re, Haxhiu hyri shpejt.

‘u bëj thirrje grupeve parlamentare, deputetëve, që sa më parë të ketë një zgjidhje për çështjen e presidentit, le ti lënë anash dallimet politike e inatet”, ka shtuar Haxhiu.

Kështu, erdhi edhe momenti kulmor, dorëzimi i Kushtetutës.

“Është kushtetuta që ma ka dorëzuar Glauku”, ka thënë Osmani.

Pjesën më të madhe të bisedës, Osmani e Haxhiu, e bënë sidomos kur mediat dolën nga zyra e Presidencës.

Pas gati 40 minutave, bashkëpunëtorët e Osmanit me mandat pesë vjeçar u përshëndetën me ata që kanë mandat të përhershëm.

Pastaj, radha i erdhi edhe Osmanit.

Më së gjati, u ndal tek një nga bashkëpunëtoret.Pastaj, eci drejtë veturës historike të trashëguar nga Ibrahim Rugova, afër së cilës u prit me duartrokitje, nga bashkëpunëtorët e saj.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika